Home Politike Kryeministri Rama parashikon humbje të thellë të LSI: Del me këpucë të...

Kryeministri Rama parashikon humbje të thellë të LSI: Del me këpucë të kuqe prandaj po krijon tensione!

 

 

Kryeministri, Edi Rama shprehet se situatat e tensionuara po krijohen kryesisht nga LSI që sipas tij do të marrë një rezultat shumë të dobët në zgjedhjet e 25 prillit.

Rolin e Bashës në këto zgjedhje por edhe si lider të opozitës, Rama e cilësoi “bedel”, një term që në gjuhën shqipe përdoret për të treguar atë që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese.

“Të marrësh përsipër që të përdorësh atë incident banal për të ngritur tymnajë që këtu po bëhet luftë kundër opozitës është thjesht një bedel i Sali Berishës, që e ka bërë gjithë jetën këtë punë që nga bomba te Vefa, deri tek vrasja e Azem Hajdarit dhe deri tek gjërat më banale që i ka kthyer gjithmonë në gjera politike. Ku është risia këtu, ku është njeriu i ndryshimit”, deklaroi Rama.