Ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Korçës, Shefki Bylykbashi. 77-vjeçari vrau djalin e tij 50-vjeç Hamdi Bylykbashin. Ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Zevdë. Siç shihet edhe nga pamjet autori është shfaqur kokë-ulur para kamerave dhe gjithashtu i tensionuar.
Në sallë ai është dëgjuar teksa thotë se është në gjendje të mbaruar.
“Çfarë doni. Jam i mbaruar nga trutë”, ka thënë ai. Ndërkohë në sallë janë të pranishëm dhe familjarë të tij.