Home Politike Kreu i KLSH takohet me Altin Dumanin: Të qëndrojmë të bashkuar për...

Kreu i KLSH takohet me Altin Dumanin: Të qëndrojmë të bashkuar për të luftuar korrupsionin

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi këtë të mërkurë një takim pune në ambientet e SPAK me drejtuesin e këtij institucioni. Ai uroi Altin Dumanin për emërimin e ri në detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit shprehën vullnetin për pasur marrëdhënie të ndërsjellta institucionale me qëllim identifikimin dhe gjetjen e rasteve të korrupsionit, me qëllim parandalimin në kohë.

Po ashtu mësohet se u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.

Previous articleKapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në Durrës, s’ka fitues mes Teutës dhe Erzenit në Kupë
Next articleIluzionet e humbura të ithtarëve të bashkimit