Home Kosova Kosovë/ Ministria konfirmon: Ja kur do të arrijnë edhe 38 mijë e...

Kosovë/ Ministria konfirmon: Ja kur do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës nga COVAX

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se këtë të mërkurë Kosova do të pranojë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX.

Njoftimi i plotë:

Bashkë ja dalim! #Vaksinat kundër COVID-19 Prishtinë, 10 maj 2021Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza.

Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Me respekt, Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh