Home Kosova Kosovë, LDK nuk lëshon pe, insiston të marrë presidentin

Kosovë, LDK nuk lëshon pe, insiston të marrë presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës po synon ta marrë postin e presidentit dhe atë të kryeparlamentarit ndonëse për një gjë të tillë nuk po gjen pajtim nga partneri i mundshem i koalicionit. Për Vetëvendosjen pozita e presidentit është e panegociueshme dhe nëse LDK nuk tërhiqet nga kjo kërkesë vendi mund të shkojë në zgjedhje, në të cilat partia e Kurtit po shprehet e gatshme të matet.

Është bërë një javë prejse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës. Ndonëse kurorëzimi i koalicionit ishte premtuar të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, një gjë e tillë është stopuar për shkak të mospajtimeve për pozitat e mëdha qeverisëse, shkruan sot gazeta Zeri.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po presin që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë kompromise të dhimbshme, duke e vënë në diskutim pozitën e presidentit. Ata theksojnë se nga këto negociata nuk do të dalin të nënshtruar.

Përderisa nga Vetëvendosja vazhdojnë të pohojnë se pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve politike, meqë në atë pozitë duhet të vijë një figurë jopartiake dhe që do të luajë rol unifikues në spektrin politik.

SOURCEBulevard News
Previous articleIndi, vdesin 43 punëtorë nga zjarri në fabrikë
Next articleI ftohti kap edhe Shqipërinë, zbuloni çfarë parashikohet gjatë 5 ditëve në vazhdim