Mjeku i njohur Erion Dasho ka deklaruar se ka arritur në Shqipëri varianti anglez. Ai tha në ‘Shqipëria Live’ se virusi ka kohë që është futur në vend.
Mjeku tha se Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në Europë, e se nuk ka më teste pasi kanë mbaruar. Dasho shtoi se duhet të kryhen 10 mijë teste në ditë për të përballuar numrin e të prekurve që kemi.
“Varianti anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri, sepse kemi komunikim të vazhdueshëm me Britaninë dhe për nivelin e ulët të masave në vendin tonë. Ne kemi 2 udhëtime direkt në ditë. Ne jemi vendi me testimin më të ulët në Evropë. Nuk ka më teste, kanë mbaruar. Këtu transparenca lë gjithmonë për të dëshiruar, shikohet qartazi në numrin e testeve që kryhen. Duhet të kryhen 10 mijë teste në ditë me numrin e të prekurve që kemi”, tha mjeku.