Home Bota Koronavirus/ Komisioni Europian ndan 232 mln euro për përballimin e epidemisë

Koronavirus/ Komisioni Europian ndan 232 mln euro për përballimin e epidemisë

Komisioni Europian ka vendosur të ndajë 232 milionë euro për përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe për të garantuar ndihmë për vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta.

Komisionerët Europianë Stella Kyriakides dhe Janez Lenarcic e komunikuan lajmin gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Koronavirusi është një “sfidë globale” dhe kërkon “bashkëpunim nga i gjithë komuniteti”, theksoi Janez Lenarcic.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve është rritur në 212 kurse numri i viktimave është katër.

Në rajionet e Lombardisë dhe Venetos, 500 trupa të policisë patrullojnë në brenda qyteteve dhe në hyrje të tyre 10 komunave të prekura nga infeksioni.

Komisioneri Europian për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka njoftuar se një mision i përbashkët nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit do të dërgohet nesër në Itali “në marrëveshje me autoritetet italiane”. Italia- tha ai,  ka ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar infeksionin, tha Kyriakides.

VIABulevard News
Previous articleMjekja në spitalin e Murriqanit: Të shtohet personeli
Next articleBlushi: Sot në 13:00 Meta do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për Gjonajn dhe zyrtarët e tjerë të grushtit të shtetit