Home Kosova Korisha karantinohet/ Haskuka paralajmëron dënime për ata që nuk i respektojnë masat

Korisha karantinohet/ Haskuka paralajmëron dënime për ata që nuk i respektojnë masat

Në komunën e Prizrenit deri më tani janë regjistruar tri raste me virusin COVID-19. Rasti i tretë u shfaq mbrëmë dhe është nga fshati Korishë. Por shqetësues mbetet fakti se personeli i IKShP-së nuk ka arritur të gjejë përgjigje nga është burimi i infektimit.

E për këtë qëllim i tërë fshati Korishë është futur në karantinë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një intervistë ka bërë të ditur se me rekomandimin e IKShPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendim që fshati Korishë të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat.