Home Opinion Konventa e kryemitingashit të mitingashëve të partisë demokratike

Konventa e kryemitingashit të mitingashëve të partisë demokratike

kapiti

Nga Skënder Kapiti / Nuk ja vlen shumë të zgjatesh e të komentosh ndonjë gjë apo risi për Konventën e Partisë Demokratike të datës 30 Mars të vitit 2013 përveç monotonisë së mashtrimeve e premtimeve për gënjeshtra që përkon dhe me pragun e 1 prillit, me ditën e gënjeshtrave popullore. Edhe këtë ngjarje ndoshta Partia Demokratike eKryemitingashit, kryetarit dhe kryeministrit të saj do ta regjistrojë si ngjarjen e radhes si më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë pas asaj të shpalljes së Pavarësisë. Edhe në këtë miting të radhës pamë një mirë-organizim populist thirrjesh e brohoritmash për “gjene-ralistin”, kryetëparin dhe për kryetarin e përjetshëm, të eksaltimit, shpë-rfytyrimit dhe dehjes emocionale të tij, të vijimësisë 23 vjeçare të tollovisë me sharje e shpifje për opozitën, të përdorimit të së njëjtës terminologjie hipokrite, bajate e të dalë boje tashmë akuzash e trillimesh anakronike që tragon se kryeministrit i ka mbetur koha çerek shekulli prapa. Ashtu siç dhe nuk kishte pse të bënte çudi se nuk mund ta parashikonte askush ndryshe që mitingu populist i kësaj Konvente filloi e mbaroi me fjalët e kryemitingashit pa ide, pa vizion, shterp , i zhurshëm e i rrëmu-jshëm që asgjë në sallë nuk dëgjohej çfar flitej e gënjehej. Edhe shumë nga ata që bërtisnin e mbulonin fytyrën me parullën që mbanin se ndjeheshin jo mirë të ekspozoheshin si reklamë në një farsë politike dhe më të ekspozuarit të ngërdheshur nga entuziazmi ishin deputetët, grupi i interesit qeveritar dhe shpura përfituese e pushtetit. Ajo për të cilën pamë si një ripërtëritje të vogël ishte kopjimi apo vjedhja e ndonjë aneksi të programit të Edi Ramës dhe të Rilindjes shqiptare të opzitës,që dhe kjo nuk përbën çudi pasi dhe këtë çdokush e beson përderisa qeverisja dhe pushteti i PD-së shquhet për mjeshtëri në vjedhjen e manipulimit të zgjedhjeve, të vjedhjes e korrupsionit me paranë publike , të vjedhjes e grabitjes së pronave të qytetarëve dhe të shtetit e jo më për vjedhje idesh e progra-mesh.Ashtu si dhe në mitingjet e në antimitingjet edhe në këtë Konventë u vu re se gjithnjë e më shumë po tkurret besimi e entuziazmi artificial dhe pjesëmarrja, pasi ka filluar një hemoragji apo rrjedhje e elektoratit të PD-së madje shumë prej tij po i bashkangjitet trenit të Rilindjes Shqiptare të Partisë Socialiste.

Previous articleMes njerëzve të dijes dhe të kulturës
Next articleDielli që s’perëndoi kurrë në rivierë