Home Aktualitet Kontrolli Lartë i Shtetit pritet të padisë penalisht drejtorin e Ujësjellësit të...

Kontrolli Lartë i Shtetit pritet të padisë penalisht drejtorin e Ujësjellësit të Durrësit

ademiiiNga Xhevo Gradica / Ujësjellës-kanalizmet sh.a në Durrës është bërë objekt i një raporti të gjatë të Kontrollit të Lartë të Shtetit në të cilën janë evidentuar shkelje të rënda. Epskertë dhe specialistë të këtij institucioni kanë qëndruar për disa javë në këtë shoqëri mbi të cilën rëndojnë një sërë akuzuash për shkak të abuzimeve shumë rtë mëdha të bëra nga drejtori saj dhe një pjesë e administratës. Burime shumë të sigurta thonë se kontrolli është mbyllur në fund të javës së kaluar dhe se materiali do të bëhet objekt fillimisht i një takimi me krerët të KLSH. Më pas materiali do i përcillet ujësjellës-kanalizimeve sh.a në Durrës për të pasuar më tej me masa konkrete. Sipas deklarimeve që vinë nga burime pranë KLSH-së nuk do të ketë vetëm masa administrative, por edhe padi penale për shkak se flitet për shkelje të rënda dhe shumë të rënda. Në epiqendër të shkeljeve qëndron drejtori Doklead Ademi, krerë e anëtarë të bordit, departamernti juridik dhe ai financiarë, struktura e burimeve njerëzore e kështu me rradhë. Thuasje të gjithë sektorët e ujësjellësit rezultojnë të jenë zënë me shkelje. Shumë orientime kontrolli kanë nxjerrë në pah abuzime të mëdha me fondet duke bërë që dëmi ekonomik të ketë kapur shifra shumë të mëdha. Tenderat, blerjet e paisjeve dhe pjesëve të këmbimit, shërbimet e ndryshme, faturimi e arkëtimet, pagat e dietat, punësimi me kontrata të shkurtra, rritja e çmimit të ujit etj kanë qenë në fokus të shfletimit të dokumenteve. Kjo shoqëri njihet për problemet e mbartuara dhe deficitin tejet të madh, deficit që është thelluar vit pas viti duke e shtyrë në një krizë pa rrugëdalje ndërmarrjen. KLSH ende nuk ka bërë publik të gjithë materialin duke pretenduar se fillimisht do të diskutohet dhe do i lihet kohë shoqërisë së uëjsjellës-kanalizimeve në Durrës për të bërë rekursin. Megjithatë disa të dhëna tashmë janë mësuar dhe kjo jo vetëm nga burime pranë KLSH-së, por edhe nga vet të punësuar në ujësjellës-kanalizimet. Gjithnjë mbështetur në informacionet që vinë nga brenda ujësjellësit si dhe nga Tirana, kreu ujësjellësit do të paditet në gjykatë për t’u ndjekur penalisht. Ujësjellësi ka shpenzuar miliona dollar me pretendimet se po bën investime për të përmirësuar grafikun dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pishëm për popullatën. Këto investime janë shtrirë në Plazh, Durrës, Spitallë, Kënetë dhe zona të tjera, ndërkohë ekspertë të KLSH kanë arritur në konkluzionin se ujësjellësi ka abuzuar me këto fonde nga njëra anë, ndërkohë që projektet nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti poztiv. Kështu është thënë se në Plazh popullata dhe bizneset marrin që nga shtatori i vitit të kaluar 24 orë ujë në 24 orë, në një kohë që jo vetëm nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por edhe ka përkeqësuar më tej grafikun e furnizimit me ujë në këtë zonë turistike. Për të njëjtën gjë dhe për të njëjtat arsye janë bërë objekt kontrolli e raporti të KLSH edhe disa projekte të tjera të investuara. Sipas disa të dhënave që nuk janë zyrtare mësohet se ekspertët e specialist të institucionit më të lartë të kontrollit, kanë shkuar deri atje saqë kanë pohuar thuasje hapur se këto investime janë bërë për të kënaqur interest e një grupi të ngushtë që ka përfituar nga tenderat. KLSH i ka bërë të qartë shoqërisë së ujësjellësit se nuk mund të investonte dhe të tenderonte shuma e projekte të tilla për aq kohë sa ndërmarrje ishte e zhytur në borxhe. Ujësjellësi ka rreth 6 milion dollar borxh vetëm tek KESH, borxh që vjen e thellohet. Ndërmarrja rezulton të ketë shënuar rënie të ndjeshme në nivelin e arkëtimeve për ujin e shpenzuar nga popullata dhe bizneset, në një kohë që ekspertë të kontrollit e kanë gjetur të pajustifikuar dhe shekje shumë të rëndë fryrjen e organikës. Ujësjellësi ka punësuar me kontrata 3 deri në 6 muaj dhjetra persona të cilët kanë qenë të pasiguruar. Punësimet e kësaj kategorie janë bërë për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve për 23 qershorin. Prej disa muajve kjo shoqëri ka nisur të ushtrojë presion tek faturistë e teknikë të mesëm duke u bërë të ditur se do i heqin nga puna. Realisht listat për të larguar nga puna shumë të punësuar janë bërë jo vetëm në ujësjellës, por edhe në elektrik, port, shëndetësi, ndërmarrje të rrugëve, polici, arsim, drejtorinë rajonale të bujqësisë, hekurudhë, pyjore etj. Ndërmarrja nën justifikimin se po kërkon rrugë e mundësi për të rritur shifrat e arkëtimeve ka punësuar dhjetra e dhjetra persona të cilët pretendohet se janë militant dhe do të largohen nga puna sapo të përfundojnë votimet e 23 qershorit. Drejtori Doklead Ademi mësohet se i ka justifikuar shumë prej shkeljeve si një veprim që është kryer nga bordi ujësjellës-kanalizimet. Ekspertët e KLSH kanë mbajtur shënimet përkatëse dhe shumë shpejt pritet të bëjnë publike objektin dhe materilet e kontrollit.

Previous articleKryeministri Berisha inauguron impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës, investim me vlerë 11 milionë euro
Next articlePD në Durrës e Tiranë tallet me emrin e prefektit. Teliti e Juka përplasin grupimet e interesit