Home Maqedonia Kontigjenti i ARM-së kthehet nga misioni paqeruajtës ISAF

Kontigjenti i ARM-së kthehet nga misioni paqeruajtës ISAF

largea_arm-isaf1359449849Në kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë sot do të mbahet ceremoni solemne me rastin e kthimit të kontigjentit të ARM-së nga përbërja e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike që mori pjesë në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan.

“Leopardët” nga Brigada e parë e mekanizuar këmbësorike gjatë gjashtë muajve ishin të angazhuar për sigurinë e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul.

Për kryerjen e deritanishme të përkryer dhe profesionale të detyrave, kompatibilitetit dhe interoperativitetit të treguar me forcat e Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga komanda e ISAF-it dhe nga strukturat e larta komanduese të Aleancës, po marrin vlerësime më të larta, për çka kanë rejting të lartë.

Previous articleDëshmi të reja për abuzime të britanikëve në Afganistan
Next articleProdukti i ardhshëm revolucionar i markës “Apple” mund të jenë këpucët