Home Europa Kompania hekurudhore humbet 400 milionë euro si pasojë e grevave

Kompania hekurudhore humbet 400 milionë euro si pasojë e grevave

Grevat kundër reformimit dhe unifikimit të sistemit të pensioneve kanë konsumuar të ardhurat e kompanisë shtetërore hekurudhore të Francës (SCNF) me rreth 400 milionë euro, sipas drejtuesit të firmës.

“Kjo është një shumë e konsiderueshme”, deklaroi kryetari i SCNF-së, Jean-Pierre Farandou.

Një zëdhënës i kompanisë SNCF deklaroi se udhëtimi hekurudhor vazhdon të ketë ndërprerje edhe në prag të Krishtlindjes, ku në funksion janë vetëm dy e pesta e trenave me shpejtësi të lartë TVG, shkruan ATSH.

Përgjatë muajit dhjetor sindikata të shumta kanë zhvilluar greva të vazhdueshme, në protestë kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron, për reformimin dhe unifikimin e sistemit të pensioneve në vend.

SOURCEBulevard News
Previous articleFerdinand Samarxhi: Krishti vjen sonte për të mëshiruar e ndriçuar çdo shpirt njerëzor
Next articleAstrit Patozi: Nëse PD do të donte të ndryshonte sistemin, Rama nuk do e mbante dot digën e reagimit