Home Kronika Kokainë, kanabis dhe mijëra euro, arrestohen në Bolonja dy trafikantët shqiptarë të...

Kokainë, kanabis dhe mijëra euro, arrestohen në Bolonja dy trafikantët shqiptarë të drogës

Autoritetet policore në qytetin e Bolonjës në Itali kanë arrestuar dy trafikantë droge, si edhe kanë sekuestruar disa kilogramë lëndë narkotike, para dhe armë.

Një 37-vjeçar shqiptar u kap pasi ishte vendosur nën vëzhgim nga efektivët, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Reggio Emilia agjentë të tjerë vijuan vëzhgimet pranë banesës së 37-vjeçarit, ku identifikuan një tjetër shqiptar, 46 vjeç, i cili u arrestua më pas..

Në makinën e tij u gjet një çantë shpine me rreth 6 kilogramë kokainë, 20 kilogramë kanabis si edhe një psitoletë Taurus dhe 50 gëzhoja.

Previous articleKreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse Meta nuk largohet nga politika
Next articleEshtë koha, Sergio Busquets e ka vendosur që do të largohet nga Barcelona…