PD-ja jo vetëm e Durrësit është përfshirë nga një krizë që në brendësi po karakterizohet nga debate dhe luftë klanesh për të zgjedhur prefektin e ri pas ikjes së prefektit i cili përfaqësonte LSI-në. Edhe pse kanë kaluar dhjetë ditë, PD-ja nuk ka mundur të bëjë dot një emërim dhe pse nën zë burime nga kjo seli shprehen se e kanë gjetur tashmë prefektin e fundit të mandatit të tyre. Sipas burimëve të gazetës në PD-në e Durrësit, emrat që janë lakuar më shumë për prefektin e ri janë ato të Ferdinand Xhaferrit, Zamir Ramadanit, Genci Jukës, Taulant Bakut, Klodian Pajunit, Seid Kërtushës, Endri Jorgoni etj. Ferdinand Xhaferraj mësohet se nuk e ka pranuar këtë post me arsyetimin se karriera e tij nuk mund të mbyllet gjatë një mandati në dy muaj prefekt dhe kjo nga halli. Ndërkohë që për shumëtë tjerë nga këto emra kjo është parë si një detyrë që më shumë i josh CV-në dhe për këtë edhe pse janë shprehur se nuk e duan detyrën, në fakt në Tiranë kanë bërë ca “lojra” të vogëla. Por burimet bëjnë të ditur se Genc Juka duket se është njeriu që do të zëvendësojë Genc Alizotin edhe për faktin se kohët e fundit atij i është dashur të bredhë si këshilltarë nëpër ministri edhe pse ishte shkarkuar më parë nga puna si drejtor i përgjithshëm i AKU-së. Po ashtu mësohet se Juka e ka pranuar këtë post nëse partia do të vendosë që ta bëjë. Ndërkohë që institucioni i prefektit tashmë është inegzisten, të gjithë janë në pritje të zgjidhjes që do të bëjë PD-ja për emrin e ri të prefektit. Burimet bëjnë të ditur se një emërim i mundshëm i Jukës do të rebelojë disa të tjerë dhe kjo për shkak të mardhënieve të këqija dhe klanore që egzistojnë në këtë parti.