Home Kronika Kishte përfshirë në veprimtari kriminale dhe dy të mitur, arrestohet 23 vjeçari...

Kishte përfshirë në veprimtari kriminale dhe dy të mitur, arrestohet 23 vjeçari që shpërndante drogë në Durrës

Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

-M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Previous articleAKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro
Next articleKujtimet e ish-të dënuarit: Hetuesin tim që më torturonte edhe natën e vitit të ri, duke më thënë se do ma bënin si kalit të Petrit Dumes, do të doja ta takoja dhe…