Home Histori Kinemaja e humbur, nostalgjia e qytetit të Shijakut dhe domosdoshmëria e saj

Kinemaja e humbur, nostalgjia e qytetit të Shijakut dhe domosdoshmëria e saj

Nga Ardit Faja
Filmi i parë në vendin tonë, u shfaq në qytetin e Shkodrës nga piktori, arkitekti, dhe personazhi shumë-dimensional Kole Idromeno. Deri në vitin 1926 në Shqipëri numëroheshin gjithsej 4 salla kinemaje të cilat ishin vetëm në qytetet kryesore si Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Durrës.
Ndërsa në qytetin tonë në Shijak filmi i parë është shfaqur në vitin 1942 dhe, ishte pikërisht filmi “Tomiksi” një film i vjeter italian. Si sallë kinemaje ka sherbyer fillimisht Hani i Qazim Deliallisit (Dushkaziut). Kjo nuk ishte tamam mirefilli nje salle kinemaje, por u adoptua si e tille, ndaj dhe njerezit uleshin neper stola te thjeshte prej nje derrase te gjate. Ne fillim ne kete kinema i shfaqnin filmat dy operatore te cilet ishin Zyber Matraxhiu dhe Xhemal Kerrniqi. Me vone ky i fundit, pra Xhemal Kerrniqi, e vazhdoi kete profesion duke u kujdesur me shume per kompletimin e salles si salla kinemaje, duke e veshur poshte me hasra dhe anash me perde te erreta per te krijuar ambjentin e pershtatshem per te shfaqur filmat, ndaj dhe emrin e saj te pare ia vendosi ” SAVOJA “. Ne te filmat e pare qe transmetoheshin ishin ; “Tarzani”, “Tamtyleri”, “Bambo”, “La kukarica”, “Aventurat e Sharlotit”, etj. Por kjo kinema u dogj nga nje shkendije elektrike dhe keshtu qe qyteti yne mbeti pa nje kinema. Por ne vitin 1943 me inisiativen e Zef Bales, Jakup Idrizit, dhe nje italiani z.Barbo, u ndertua nje kinema e re e cila atehere u quajt “Kinema Skenderbej”. Kjo salle ishte me e madhe dhe ofronte kushte me te mira per shfaqen e filmave. Kapaciteti i saj arrinte deri ne 220 vende te ulura, dhe gjate viteve te para te pas clirimit ne kete salle filluan te jepeshin edhe shfaqe teatrale nga trupat e estradave qe vinin nga qytete te ndryshme te vendit. Madje ,ne ambjentet e kinemase verore u arrit deri aty sa te zhvilloheshin edhe gjyqe e egzekutime politike. Pas shtetezimit te pergjithshem te pronave edhe kinemaja jone u shtetezua ne vitin 1947 ku si operator filloi te sherbente Hashim Berhami ose sic e njohim ne qytet Rapi i Kinemase, ndersa si portier tek dera ishte Adem Shehu ose Demi i kinemase. Aparaturat e saj ishin ato te trasheguara nder vite, prandaj ne vitin 1972 me kerkesen dhe perkujdesjen e autoriteteve dhe kerkesen e banoreve te Shijakut ne kete kinema erdhen aparaturat e reja, te cilet natyrisht qe kerkonin dhe specialiste te rinj per te operuar me filmat qe shfaqeshin. Ndaj u dergua njekohesisht qe edhe transmetonte filmat, operatori yne Idriz…
I cili sherbeu deri ne fund te vitit 1990. Me pas kjo salle kinemaje degradoi duke u lene ne meshire te fatit, aq sa pushoi se egzistuari fare. Mungesa e funksionimit te saj ndjehet dhe sot, duke lene nje boshllek te madh persa i perket aktivizimit te pasurimit te jetes kulturore ne qytet.
Me shpresen e madhe qe ne kuadrin e konsolidimit te objekteve social-kulturale ne qytet, synojme qe Qendra e re e Kultures te inkuadroje dhe nje salle te re kinemaje e cila te plotesoje te gjitha kushtet qe kerkon koha.
Gjithnje me deshiren e mire qe qyteti yne te gezoje te gjitha objektet e funksionimit te kultures.