Home Bota Kina në vendin e pestë për eksportin e armëve në botë

Kina në vendin e pestë për eksportin e armëve në botë

largea_armet-kina1363595252Kina e tejkaloi Britaninë e Madhe si eksportuesen më të madhe të armëve në botë, kumtoi Instituti ndërkombëtar i Stokholmit për hulumtimin e paqes (SIPRI).

Eksporti kinez i armëve është rritur për 162 për qind në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010, thuhet në raportin e SIPRI. Pjesëmarrja e Kinës në eksportin botëror të armëve është rritur prej 2 në 5 për qind, me çka Kina u ngjit në nga vendi i tetë në vendin e pestë, në listën e eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë.

Blerësi më i madh i armëve kineze është Pakistani, pjesëmarrja e të të cilit në eksportin kinez është 55 për qind. Pasojanë Mianmari me 8 për qind dhe bangladeshi me 7 për qind. Pekini ka shitur edhe tre fregate në Algjeri, tetë aeroplanë transportues në Venezuelë dhe 54 tanke në Marok.

Eksportuesi më i madh i armëve në botë mbetet SHBA-ja me 30 për qind nga eksporti i përgjithshëm në periudhën e viteve 2008-2012. Rusia është e dyta me 26 për qind, Gjermania e treta me 7 për qind, Franca e katërta me 6 për qind, thuhet në raportin e SIPRI. Me ngjitjen e Kinës në vendin e pestë, Britania e Madhe ka rënë në pozicionin e gjashtë dhe ka rënë nga pesë eksportuesit më të mëdhenj të armëve për herë të parë nga viti 1950, prej kur SIPRI filloi me grumbullimin e të dhënave për këtë çështje.

Azia është rajoni i botës, ku më shumë importohen armët. Pesë vendet më të mëdha importuese të armëve në periudhën e viteve 2008-2012 janë India me 12 për qind, Kina me 6 për qind, Pakistani me 5 për qind, Koreja Jugore me 5 për qind dhe Singapori me 4 për qind.

Previous articleSi qëndron e ardhmja e Evropës?
Next articleJahjaga: Debati në Kuvend për rastin Kiçina, precedent i keq