Home Slideri Këshilltari kryeministrit për arsimin, afera korruptive me libra në shkolla

Këshilltari kryeministrit për arsimin, afera korruptive me libra në shkolla

bardhyl-musaiNga Xhevo Gradica / Këshilltari i kryeministrit Sali Berisha është bërë pjesë dhe palë në aferat korruptive në shkolla të vendit lidhur me shpërndarjen e shumë teksteve të cilat nuk janë pjesë e katalogut shkollor. Këshilltari Bardhyl Musai ka disa vite që është ndër emrat e lakuar të përfshirjes në lobingje për tekste shkollore dhe joshkollore, ndërkohë që kohët e fundit emir tij sa vjen dhe lakohet gjithnjë e më shumë. Thuasje në të gjitha shkollat e vendit nxënësve u jepen me detyrim tekste të ndryshme të cilat nuk janë pjesë e setit të librave të miratuara nga MASH. Musai është njëri nga personat më pranë Berishës madje cilësohet edhe si “besnik” i tij. Kjo i ka dhënë shumë hapsirë dhe mundësi Musait të futet në shtëpi botuese të librit mësimor dhe jomësimor nga ku ka marrë përsipër të ushtrojë jo vetëm presion në shkolla për të zgjedhur atë libër që pëlqehej nga ai, por edhe të teksteve, metodika, manual, harta, libra modele me ushtrime, tekste çelës, fletoreve, fjalore, libra artistik për të rritur, letërsi për fëmijë… Librat e kësaj kategorie ndjekin thuasje të njëjtin itenerar. Ato nisen nga Tirana dhe magazinohen në drejtoritë rajonale. Drejtuesit e këtyre drejtorive thërrasin në apel të gjithë drejtorët e shkollave dhe këta të fundit besnikët e tyre në kolektiva pedagogjike. Kështu mësuesit bredhin klasë më klasë duke u mbushur mendjen se libri që u afrojnë është në të mirën e tyre dhe shumë i domosdoshëm. Shumë mësues e bëjnë këtë shërbim ngase janë të pambrojtur dhe në jo pak raste edhe të kërcënuar për vendin e tyre të punës. Mësuesit janë ndeshur në jo pak raste në kundështinë e nxënësve dhe të prindërve të tyre pasi “epidemia” e shitjes së librave të tillë në shkolla ka marrë përmasa të mëdha. Madje thuhet se në Tiranë ka edhe konkurence Brenda grupimeve, lobingjeve. Kështu mësohet se Bardhyl Musai, këshilltari për arsim i kryeministrit Berisha, ia ka lënë në dorë shpërndarjen në rrethe të besuarit të tij në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës Fatmir Vejsiu. Ky i fundit ka urdhëruar drejtorët e arsimeve dhe zinxhiri ka funksionuar nga qendra në bazë. Çëeshtja është më se e njohur dhe e debater në jo pak raste, por fakti se në këtë lojë janë përfshirë persona me pushtet të cilët kanë pasur të gjitha mundësitë t’u kyçin gojën “rebelëve” në shkolla e kopshte, pasi edhe këto të fundit kanë thuasje të njëjtin shqetëesim si dhe arsimi i detyruar e i mesëm. Shpërndarja në shkolla bëhet me konsipracion të plotë dhe lekët ndjekin të njëjtën rrugë për nisin në anë të kundërt me linjën e shpërndarjes. Pohime nga shkolla të ndryshme saktësojnë se lekët në raste të tilla i dorëzohen dretorit të shkollës, që andej në drejtori arsimore tek i ngakruari titullarit për t’u nisur drejt Tiranës në shtëpinë botuese apo në dorën e funksionarit të lartë të shtetit. Shumë shtëpi botuese kanë mundur të kompromentojnë pikërisht emra të tilla si këshilltarë të kryeministrit a presidentit, ministra dhe zëvendësministra, drejtor drejtorie dhe me rradhë. Hallkat e këtij sistemi deri tani kanë funksionuar normalisht duke u siguruar pushtetarëve fitime shumë të majme në dëm të xhepave të nxënësve dhe prindërve të tyre. Thuasje i njëjti skenar ndodh edhe me librat në biblioteka të shkollave dhe me librin shkollor. Prej disa vitesh në shkolla të mesme të përgjitshhme dhe jo vetëm në to, dërgohet formalisht një listë e gjatë me libra në të cilat shënohet shtëpia botuese, viti prodhimit, autori tekstit ( apo autorët), çmimi dhe tirazhi. Por nga ana tjetër drejtorët e shkollave, që më së shumti bëjnë vetëm punën e sekserit dhe paditësit mes shkollës dhe drejtorisë arsimore, kanë marrë udhëzimet përkatëse para se lista të bjerë në dorën e mësuesve. Në të tilla raste mësuesit detyrimisht duhet të “pëlqejnë” librin e qarkuar me laps për të mos u bërë objekt përgojimesh nga drejtori arsimit dhe stafi tij që bëjnë të njëjtën gjë si dhe drejtorët e shkollave. Përfshirja e Bardhyl Musait në afera të tilla ka nxjerrë në pah se administrate e lartë e shtetit është përfshirë e gjitha në veprime korruptive. Thuasje çdo vit shtëpitë botuese janë përpjekur të kompromentojnë përfaqësues të shtetit për të diktuar shitjen e teksteve të tyre, por prej disa vitesh vihet re se fenomeni ka marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha. Tani në shkolla flitet hapur se pas teksteve shkollore qëndrojnë emra të përveçëm në ministri të ndryshme, kryeministri dhe presidencë.

 

Previous article23 Qershori dita e triumfit të revolucionit demokratik 23-vjeçar mbi despotizmin, korrupsionit dhe tradhëtinë
Next articleXhaxhi militanti denoncim në polici: Arrestoni qentë se Kilja të rruan trapin