Home Politike Këshilli i Legjislacionit për mandatin e Xhaçkës, përfaqësuesit e PD kërkojnë prezencë...

Këshilli i Legjislacionit për mandatin e Xhaçkës, përfaqësuesit e PD kërkojnë prezencë të mediave, Bardhi akuza kryetares së Kuvendit

Është mbledhur sot Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetueses për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Që në krye të herës, mbledhja është shoqëruar me debat, pasi përfaqësuesit e PD kanë kërkuar që të bëhet me dyer të hapura dhe në prezencë të medias, përkundrejt kërkesës së përfaqësuesve të PS.

Pas diskutimeve, mbledhja e Këshillit është duke u zhvilluar me dyer të hapura.

Sakaq, gjatë fjalës së tij, deputeti i PD Gazment Bardhi, u shpreh ndër të tjera se kryetarja e Kuvendit po përdoret nga mazhoranca, dhe se ka vonuar 3 muaj mbledhjen, duke mos thirrur Këshillin e Legjislacionit.

 

 

“Po kalon një vit dhe mazhoranca po zvarrit një çështje që do duhej të ishte marrë tashmë në shqyrtim nga GJK. Dua të ndalem fillimisht tek 5 vendimet. Unë çmoj se sa i përket vendimit që kërkon ndërhyrje në kodin e procedurës civile, Këshilli t’i rekomandoi nismëtarit që të bëjë analizën dhe të depozitojë nismën në Parlament”, u shpreh Bardhi.

Pjesë nga diskutimet:

Fatmir Xhafa: Mbledhja më e thjeshtë që mund të kishte Këshilli i Legjislacionit dhe çdo komision i zakonshëm. Kanë ardhur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar të disponojë sipas procedurës. Sot duhet të caktojmë relatorët. Të caktojmë kur të jenë relatorët gati mbledhjen e Komisionit dhe më pas të fillojmë të diskutojmë.

Gazment Bardhi: Çdo anëtar i Këshillit të Legjislacionit ka lexuar vendimet dhe del në konkluzion. Nuk jemi të pika 3 që do paraqesim raport. Jemi në pikën 5. Do e mbajmë vetë iniciativën për këto ndryshime, apo do ia çojmë nismëtarit. Jemi në tejkalim të afatit 30-ditor që përcakton rregullorja dhe nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Çfarë nevoje ka këtu për të caktuar relator?

Ermonela Felaj: Afati nuk lidhet me momentin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, por me publikimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare.

Previous articleNard Ndoka zbulon se si do jetë emri i koalicionit me të cilën do futet Berisha në zgjedhjet e 14 Majit: Specialistët po merren me logon dhe…
Next article220 milionë euro në “pjatë”, Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin