Home Politike Kërkon mandatin e tretë, kryeministri Rama prezanton ‘live’ nga Asambleja shtyllat kryesore...

Kërkon mandatin e tretë, kryeministri Rama prezanton ‘live’ nga Asambleja shtyllat kryesore të planit socialist

Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka paraqitur shtyllat kryesore të planit socialist. Ndër to, ka veçuar digjitalizimin, duke thënë se vendi ynë që i pari në Ballkan për qeverisjen digjitale

“Tre shtyllat e planit shkojnë në harmoni me planin tonë, infrastruktura, transporti energjia, burimet natyrore dhe digjitalizimi. Sot ne jemi vendi i parë në Ballkan për qeverisjen digjitale., Kjo është e ardhmja. Nëse sot shumë zyra, punonjës kanë mentaliteti e të shkuarën, do kemi një shtet që s’do kenë nevojë ta dinë kush është drejtori apo drejtoresha, nuk do ketë më zyra pritje, gjithçka do të bëhet online. Jo pas 10 vitesh, po shumë pak vite, para se të mbarojë mandati i tretë. Nuk do keni mundësi që të paguani më rryshfete”, u shpreh Rama.

SOURCEBulevard News
Previous articleSërish tërmet në Shqipëri, EMSC tregon epiqendrën dhe magnitudëm
Next articleRama nga Asambleja e PS-së: Shumë shpejt 95% e shërbimeve do të online