Home Kronika ‘Kërcet’ arma në mes të Tiranës, plagoset 31-vjeçari nga Laçi, zbardhen detajet...

‘Kërcet’ arma në mes të Tiranës, plagoset 31-vjeçari nga Laçi, zbardhen detajet e ngjarjes

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmë  në Tiranë. Bëhet me dije se një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës i plagosur me armë në këmbë.

I riu është marrë në pyetje pas asistencës mjekësore për rrethanat e ngjarjes, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke mos treguar asgjë.

Fatmirësisht 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plagosja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Don Boskos, në Tiranë.

SOURCEBulevard News
Previous articleKush ishte muzikanti hebre Rudolf Sareta ,që la gjurmë në qytetin jugor?
Next articleEksperti Dritan Shano del me paralajmërimin e fortë: Ky vendim do të ishte një katastrofë për shqiptarët