Home Rajoni Kërcënonte ish- të dashurën me video intime, arrestohet shqiptari në Greqi

Kërcënonte ish- të dashurën me video intime, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Greqi pasi përdori videon intime të ish-partneres së tij 22-vjeçare, duke e shantazhuar dhe kërcënuar atë. 25-vjeçari ka publikuar video si shenjë hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij pasi kjo e fundit vendosi t’i japë fund lidhjes me shqiptarin.

Ai e shantazhoi dhe e kërcënoi atë se do ta shpërndante videon në ambientet e punës. I riu shqiptar u arrestua nga autoritete dhe u shpall fajtor duke u dënuar me dy vjet e tre muaj burg.

Avokati mbrojtës i 22-vjeçares Gabriel Gavriilidis, bëri thirrje për ndryshim të ligjit për personat që shantazhohen me videot intime.

‘Dënimi me dy vjet e tre muaj burg nuk mund ta justifikojë dëmin që i është bërë klientit’, ka thënë avokati.