Home Kosova Kërcënim me bombë në aeroport, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Kërcënim me bombë në aeroport, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Aeroporti i Prishtinës ka ngritur alarmin, pas mbërritjes së një kërcënimi me bombë.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara ka raportuar se janë informuar për këtë ngjarje.  Gara shkruan në një postim të bërë në Facebook, se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Previous articlePensionohet arsimtari Halim Hasani, legjenda e aforizmit shqiptar
Next articleViti 2023-viti i Vetting-ut, PD-së dhe Bashës