Home Kronika Kavajë/ Qendra e të moshuarve u përfshi nga zjarri, zbardhet shkaku i...

Kavajë/ Qendra e të moshuarve u përfshi nga zjarri, zbardhet shkaku i ngjarjes, ja çfarë ndodhi

Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kavajë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një defekti elektrik në dhomën e një të moshuare ku ishin të pranishëm dy persona.

Fillimisht kanë marrë flakë orenditë dhe më pas zjarri është përhapur më tepër.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar një e moshuar e paralizuar, e cila pas ndërhyrjeve të stafit është nxjerrë nga dhoma dhe është transportuar drejt spitalit.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka neutralizuar flakët.

Ndërsa policia po vijon hetimet.

Previous articlePolicia e Kosovës sulmohet nga një makinë gjatë shërbimit në veri të vendit
Next articleMenduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov dënohen me nga dy vjet burg në rigjykimin për “Titanik 2”