Home Sport KATAR 2022/ Anglia me Francën përballen në çerekfinale, Tre Luanët fitojnë pastër...

KATAR 2022/ Anglia me Francën përballen në çerekfinale, Tre Luanët fitojnë pastër me Senegalin

Anglia fitoi 3-0 me Senegalin në 1/8 e Kupës së Botës, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Southgate do luajë në Francën në fazën që vjen, në një duel që pritet me interes për vetë formën e skuadrave. “Tre Luanët” e Anglisë sfidojnë kampionët e botës në fuqi, me ndeshjen që shihet si një finale e parakohshme.

Në ndeshjen kundër Senegalit, Anglia nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren. Ishullorët gjetën golin e parë në minutën e 39 të ndeshjes me Henderson pas asistit të Bellingham. Ndërkohë që skuadrat i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, kundërsulmi i anglezëve solli golin e Kane pas asistit të Foden, me Anglinë që mbylli llogaritë e ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte totalisht nën kontrollin e Anglisë, që shënoi me Saka në minutën e 57, me Foden që asistoi për të dytën herë në këtë duel. Kështu, në çerekfinale anglezët luajnë me Francën në 10 dhjetor. Pas Holandë – Argjentinë, kjo është çerekfinalja e dytë që mësohet në këtë Botëror.

Previous articleDuhen mbi 2 mijë mësues! Mungesat më të mëdha në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 5 dhjetor 2022