Home Politike Kastriot Islami: Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit,...

Kastriot Islami: Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit, ishte i qetë

Kastriot Islami është shkëmbyer me Ilir Metën, ndërsa bënte ecjen e mëngjesit.

Dhe ka mbetur i befasuar sa i qartë dhe i qetë  për vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes. Presidenti nuk i ka thënë asgjë nga këto por ai i ka ndier nga biseda.

“Takova Metën në park kur po bëja ecjen e mëngjesit.

M’u duk shumë i qartë dhe i saktë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes.

Nga ana tjetër m’u duk shumë i qetë por edhe tejet i vendosur për arritjen e objektivit të vendosjes së vendit në shinat e demokracisë dhe të integrimit.

Po ashtu nga përgjigjet e pyetjeve kuptova se qartësia, saktësia dhe motivimi i tij janë jo vetëm të brendshme e të lidhura me eksperiencën e tij, por duket se nxiten edhe nga marrëzitë e zullumet ekstreme të Ramës.

Ai nuk më tha asgjë nga këto por i ndjeva nga biseda me të.

Gjuha arrogante e Ramës ndaj Metës dhe fjalori i disa prej “kukullave” pranë tij, duket po e kthejnë Metën në simbolin e liderit popullor të rrotacionit dhe strumbullarin e grumbullimit të të gjithë atyre që mbështesin rrotacionin, veçanërisht të socialistëve të ndershëm, që e urrejnë në ekstrem e në mënyrë të pakthyeshme Rilindjen dhe e kanë braktisur Ramën.

Po ashtu Meta dukej i qetë edhe nga loja e Ramës përmes disa sharlatanëve mediokër e servilë në parlament për të reduktuar kompetencat e presidentit, për të cilat Meta duket se nuk shqetësohej aspak, madje dukej se kjo e motivonte edhe më shumë dhe e bënte më të qartë e më të vendosur në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të integrimit.

Gjykoj se Rama duhet nxitur të vazhdojë në këtë rrugë që mesa duket do të çojë drejt një fundi të sigurtë e të tmerrshëm…

Pa pranuar askush, asnjëlloj kompromisi me të, për ta nxjerrë nga kurthi ku gjendet dhe nga katastrofa që e pret”, shkruan Islami.

SOURCEbulevard news
Previous articleIshte e dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet shtetasja 22-vjeçare
Next articleLefter Koka shpërndan fotot e Ramës në Durrës: Do sfidojmë çdo vështirësi