Real Madrid mposhti në shtëpi Almerian me rezultatin 4-2, ku ylli i mbrëmjes ishte Karim Benzema.
Nga ana tjetër, Vinicius Junior nuk mundi të ishte në listën e golashënuesve ndërsa braziliani u ndëshkua sërish me karton të verdhë. Për anësorin ishte kartoni numër dhjetë për këtë sezon teksa pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se dhjetë kartona për një lojtar sulmues si Vinicius janë shumë.
“Jam pak i inatosur sepse ndeshja ishte 3-0 dhe më pas pësuam gol. Shkuam në 4-1 dhe sërish pësuam, nuk mund ta ulim përqëndrimin në asnjë moment. Kartonat e Vinicius? Për mua gabon që proteston aq shumë tek arbitri sepse nuk mund të ndryshojë asgjë. Nga ana tjetër është pak surprizuese që është ndëshkuar me 10 kartonë në LaLiga, as mesfushori më i “shëmtuar” nuk është ndëshkuar kaq shumë.