Home Maqedonia Karposhi, Petrovi fillon fushatën nga Nerezi

Karposhi, Petrovi fillon fushatën nga Nerezi

largea_petrov1362473392Nga kisha në Nerez të Shkupit, kandidati për kryetar i Komunës së Karposhit nga radhët e LSDM-së filloi fushatën zgjedhore. Ndezi qiri, u kryqëzua para ikonave – dhe porositi se, beteja duhet të fitohet që në rrethin e parë. Paralajmëroi vizitë në çdo shtëpi dhe shumë projekte infrastrukturore.

“Me gjithë respektin për kundërkandidaten time, Jagnulla Kunovska, moshën e saj edhe si zonjë, megjithatë mendoj se Karposhit i duhet personalitet i ri dhe energjik, i dëshmuar për ta udhëhequr në periudhën vijuese. Në emër të LSDM-së u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Karposhit – të fitojmë në rrethin e parë”, tha Andrej Petrov, kandidat për kryetar të Komunës së Karposhti nga LSDM-ja.

Por, Petrov foli vetëm për Jagnulla Kunovskën, e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së. Refuzoi ta përmendë Stevço Jakimovskin, i cili vlente si një nga kombinimet fituese të LSDM-së, megjithatë u përjashtua nga partia pasi në kohën kur opozita mori vendim t’i bojkotojë zgjedhjet, ai përmes Partisë Përparimtare Serbe të Dragisha Miletiqit paraqiti kandidaturën. Tani, pas arritjes së marrëveshjes politike LSDM-ja vendosi të shkojë në zgjedhje dhe në garën për komunën e Karposhit kandidoi Andrej Petrovin, i cili një herë ishte në krye të kësaj komune

Previous articlePër 63 % të serbëve: Kosova është e pavarur
Next articleKourtney Kardashian, pushime të nxehta me të dashurin