Home Politike Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën, Belind Këlliçi voton, mesazh qytetarëve

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën, Belind Këlliçi voton, mesazh qytetarëve

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë. Ai ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.

Në një prononcim për mediat pas votimit,  Këlliçi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë.

“Sapo kreva detyrën time votova. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. Ftoj të rinjtë të votojnë. Sot është dita e madhe që kemi pritur të gjithë. Ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, për naçut e Tiranës, që duan të ikin, që mendojnë se është kollaj e të ikin, i them jo, hajdeni e votoni’-tha Këlliçi.

Previous articleZgjedhjet vendore/ Nis zyrtarisht votimi! Vonesa në disa qendra në Durrës, probleme me pajisjet e identifikimit elektronik
Next articleVoton presidenti Begaj: Sot keni ditën të dëgjoheni, që fuqia e votës tuaj të bëjë ndryshimin