Home Aktualitet Kanabis, marihuanë dhe 10 mijë euro cash, shkatërrohet grupi shqiptar në Gjermani

Kanabis, marihuanë dhe 10 mijë euro cash, shkatërrohet grupi shqiptar në Gjermani

Gjashtë shpërndarës droge me origjinë shqiptare janë arrestuar në Ingolstadt nga autoritetet gjermane.

Bëhet me dije se janë sekuestruar mbi 1 kilogramë kokainë, 400 gram marihuanë dhe një sasi prej 10 mijë eurosh.

Mediat e huaja shkruajnë se policia e Ingolstadtit kishte disa muaj që hetonte grupin shqiptar të autorëve të dyshuar për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se dy prej shqiptarëve jetojnë në Ingolstadt, ndërsa katër të tjerët nuk kanë një vendbanim të përhershëm.

Arrestimi i tyre u bë të hënën e 24 tetorit, ndërsa autorët i përkasin moshave 24 deri në 42 vjeç.

Në këtë operacion morën pjesë 50 oficerë nga departamente të ndryshme të policisë në Ingolstadt, si dhe policia kriminale e Bavarisë së Epërme Veriore.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit në një lokal në Ingolstadt, u sekuestrua droga dhe sasia e parave.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Ingolstadt, shqiptarët e dyshuar kanë dalë para gjykatës, e cila ka dhënë urdhër arresti për të gjithë dhe më pas janë dërguar në burg./Opinion.al

Previous articleI mbyllën biznesin, Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Edi Ramës, por unë nuk tërhiqem
Next article“Oferta e majme nga sheikët e saudit”, Artan Hoxha ngre dyshime të forta