Home Politike “Ka kryer ndërhyrje”/ Kryemadhi për shkrimin e gazetës austriake: Ju përshëndes “grupi”

“Ka kryer ndërhyrje”/ Kryemadhi për shkrimin e gazetës austriake: Ju përshëndes “grupi”

Monika Kryemadhi: Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron. P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.