Home Aktualitet Jurgis Çyrbja:Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve.

Jurgis Çyrbja:Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve.

 

 

 

 

 

 

 

Vetem pak minuta pas  akuzes qe ka bere PD ka reaguar edhe  deputeti Jurgis Cyrbja duke thene se eshte korrekt me ligjin dhe i ndershem para zgjedhesve. Ai eshte akuzuar per bashkepunim me banden Shullazi ndersa eshte shprehur se ehste shprehur ne prokurori per akuzat qe i jane bere.

Statusi i plote i Çyrbes:

Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve. Jam i Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite. Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.