Home Slideri Juka në krye të prefekturës së Durrësit. Drejtori i shkarkuar fiton...

Juka në krye të prefekturës së Durrësit. Drejtori i shkarkuar fiton betejën meTelitin

genc-juka-dr-akuNga Xhevo Gradica / Genc Juka zgjidhet ndër kandidatët më të mundshëm për të drejtuar prefekturën e Durrësit. Në mesjavë ish drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, i shkarkuar për abuzime, është ulur në karrigen bosh të lënë nga ish pararendësi i tij Genci Alizoti. PD-së i është dashur disa javë për të arritur deri tek emri Jukës, emër që për fat të keq është ndër më të lakuarit për paaftësi dhe manipulime. Ish drejtori AKU-së, Genc Juka, ka qëndruar për një periudhë të gjatë kohe pa punë pas shkarkimit në një kohë që PD ka vënë dorën në “zemër” për ta risjellë sërish në listën e të besuarve të saj. Juka e ka pasur të vështirë të ribesohet edhe për faktin se ai ka kandiduar për të njëjtin vend pune me Armand Telitin, një tjetër emër i akuzuar për abuzime me ligjin. Për më shumë se tre javë PD-së i është dashur të mendohet si dhe të shuajë konfliktet e grupimeve brenda vetes lidhur me përcaktimin e emrit që të emërohet në cilësinë e prefektit të qarkut të Durrësit. Drejtori i shkarkuar për abuzime të rënda Genc Juka e ka fituar betejën me Armand Telitin dhe kjo falë klanit në mbështetje të tij. Vendi prefektit është në dorën e kryeministrit i cili është mjaftuar me faktin se të dy kandidatët e përzgjedhur kanë probleme për të cilat opozita shqiptare ka kërkuar ndërhyrjen e drejtësisë. Çështja Juka ka marrë përmasa të një skandali të madh në nivel kombëtar por kjo thuajse nuk ka pasur asnjë lloj rëndësie dhe as efekti për qeverinë e cila ka vendosur të dëgjojë zërin e palës më të fortë në Durrës. Juka ka pasur mbështetjen e segmenteve dhe strukturave të cilat akuzohen për manipulime dhe abuzime shumë të rënda. Çështja ka mbetur pezull për më shumë se tre javë. Fillimisht kanë qenë shumë kandidatë të cilët i janë turrur selisë së PD në Tiranë dhe qeverisë për të përfituar karrigen e prefektit të Durrësit. Mësymja madje thuhet se ka nisur para se Genci Alizoti të jepte dorëheqjen si prefekt i mandatuar në saj të marrëveshjes PD-LSI, marrëveshje e cila pushoi së vepruari pas tërheqjes nga koalicioni qeverisës i Ilir Metës. Selia qendrore ka kërkuar nga strukturat e saj lokale të kalonte në sitë emrat e kandidatëve të cilët janë bërë edhe burim i ndarjes së kampeve. Juka dhe Teliti ka kaluar në balotazh jo nga një votim brenda strukturave, por në saj të grupeve të interesit. Palët duket se nuk janë pajtuar dhe kanë nisur të ankimojnë këtë lloj votimi sipas interesave të tyre. Një herë Treliti dhe një herë Genc Juka kanë nxitur përplasje edhe brenda PD në Tiranë në saj të palëve që kanë marrë përsipër të diktojnë karrigen e prefektit në Durrës. Dorëheqja e ish prefektit Genci Alizoti ka ndodhur katër javë më parë, por zëvendësimi i tij është bërë i mundur vetëm para disa ditëve. Saktësisht është gjykuar se emri më i mundshëm për t’u ulur në karrigen bosh është ai i Armand Telitit, por Juka dhe prapavija e tij kanë mundur të “bindin” Tiranën se duhet këmbyer emri tij me atë të Genc Jukës. Teliti është emëruar vetëm pak muaj më parë si kryetar i qarkut në saj të një puçi ndaj kryetares së forumit të gruas në PD e Durrësit Eglantina Begteshi. Edhe pse veprimi u cilësua si skandal i rëndë, kjo nuk pati ndonjë ndikim. Por tani që LSI ka ikur nga koalicioni me PD pritet edhe mocioni mosbesimit ndaj Telitit. Këshilli qarkut pritet të rikompozohet dhe kjo në saj të bashkimit të mandateve të PS me LSI dhe aleatët e tjera. Në të tilla rrethana PD ka dalë në minorancë dhe një votim i cili thuhet se do të bëhet shumë shpejt do i heqë mandatin Armand Telitit si kryetar qarku në Durrës. Për këtë arsye Teliti dhe klani i tij kanë kërkuar t’i afrojnë një tjetër strehim politik Telitit emri të cilit është shumë i lakuar nga opozita e sotme për abuzime tejet të rënda me ligjin. Për një periudhë është menduar se Teliti mund të sitemohej në prefekturë, ndërkohë që me emërimin e Genc Jukës si prefekt dyshohet se fati tij do të përcaktohet shumë shpejt nga drejtësia.

Previous articleI dashuri i ri i Sylvie Van der Vaart
Next articleArjan Dedei, zgjidhet kreu i ri i Forumit Rinor të PD-së në Durrës. Nipi i Xhorxh Lezhjës jep dorëheqje para votimit