Home Politike “Jemi forcë e parë, forcë e paparë”, LSI bëhet gati për zgjedhjet...

“Jemi forcë e parë, forcë e paparë”, LSI bëhet gati për zgjedhjet e 6 marsit: Kemi nisur punën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Lushnjës, Vorës dhe Rrogozhinës do t’ju drejtohet kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët.

Në një deklaratë, LSI bën me dije se në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, kjo forcë politike ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to.

“Drejtuar strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë.

Në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to. Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive”, thuhet në udhëzimin e Sektetarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari.