Home Aktualitet Ja pse prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Monika Tahirit, drejtoreshës së...

Ja pse prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Monika Tahirit, drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës

drsshGazeta “Bulevard” ashtu siç kishte parashikuar do të nisë nga sot një seri shkrimesh  lidhur me korrupsionin dhe abuzimet në degën e  Sigurimeve  Shoqërore në Durrës. Lajmërimi është bërë në një shkrim në muajin e fundit të vitit dhe vijon sot për shkak të mungesës së gazetës në treg për arsye pushimi. Në këtë cikël shkrimesh, ku redaksia ka  në dispozicion qindra dokumente, denoncime, incizime, do të zbardhet një nga skandalet më të mëdha në emërimet në Durrës ku njerëzit abuzojnë me ligjin në emër të partisë dhe ku partia i kthen ata në sekserë dhe shfrytëzues të qytetarëve. Për të vënë në dijeni lexuesin ne vetëm denoncojmë dhe nuk heqim a emërojmë drejtues.

Ja pse Monika Tahiri shpërdoron detyrën

Drejtoresha e emëruar  nga koalicioni i partisë çame me PD-në, pasi më parë kishte punuar si e punësuar nga PD-ja, e ka nisur detyrën duke bllokuar të gjitha dosjet e KEMP-it dhe aktualisht ky vazhdon të jetë problemi më i madh jo vetëm për ata që u larguan nga puna apo qytetarët që kërkojnë shërbim, po edhe për vetë fondet e  shtetit.  Interesimit dhe pse në kushte terrori nga një adminisratë që është jo vetëm abuzuese, po edhe e terrorizuar nga një drejtuese apo klan drejtuesish, gazeta ka mundur të sigurojë një sërë informacionesh të faktuara që tregojnë se përse KEMP-i është kthyer në një strukturë abuzuese dhe në dëm të qytetarëve dhe vetë shtetit. Ka  dy lloj dosjesh që shkojnë në këtë strukturë, ata që janë të reja dhe ata që janë për tu përsëritur. Qëllimisht për të gjitha këto kategori ka filluar pengesa dhe aq më shumë që kjo është bërë vetëm nën kontrollin e rreptë të drejtueses.  Por le të ndalemi te skema. Dosjet e reja ndahen përsëri në dy kategori, te ata që jane me raport  dhe te ata që janë pa raport. Kreu i këtij institucioni ka mundur të behet pengesë duke krijuar një situatë alarmante, ndërsa vetë institucioni që nga gushti është kthyer në instiutucion rojesh, sekserësh apo edhe “bodigardësh” që kërcënojnë . Dosjet me raport ju fillon pagesa menjëherë dhe pavarësisht vonesave dhe pse ata mund ti kenë të nevojshme kjo nuk përbën shqetësim pasi shuma e parave të caktuara merret që nga dita që mbaron raporti. Krejt e kundërta ndodh me dosjet që janë pa raport. Qytetarët duhet të kalojnë një cikël  proçedurash që ligji e lejon deri në gjashtë muaj  dhe pas kësaj date ata duhet të fillojnë pagesën. Por çfarë ka ndiodhur në të vërtetë. Rasti parë që gazeta disponon emrat ka të bëjë me 56 dosje që fillimisht u tentua ti liheshin parardhësit së shkarkuar nga puna, po që më pas rezultoi krejt e kundërta. Drejtoresha Monika Tahiri, bëri grumbullimin e tyre dhe  kjo sipas disa prej qytetarëve që janë shprehur për gazetën u bë me një qëllim të caktuar. Dosjet e tilla nëse kalon periudha gjashtë mujore, çdo vonesë përsëri nuk paguhet dhe kështu për ta marrë sa më shpejtë atë duhet të bësh pagesën. E gjithë kjo situatë ka filluar nga gushti, pikërisht kur drejtoreshë është emëruar zonja në fjalë. Aktualisht kanë mbetur rreth 30 dosje të tilla pa u përpunuar që mbahen peng pasi personat nuk kanë mundësi të paguajnë lekë te sekserët.  Për të kujtuar këtu që Durrësi deri në gusht ishte qarku më model në këtë drejtim. Kështu vetëm ky fakt që është i mjaftueshëm për ta pyetur publikisht drejtoreshën: përse ndodh një fenomen i tillë, ku mjaft dosje  dhe mjaft qytetarë humbasin muaj pa marrë pagën dhe aq më shumë që nuk e marrin më kurrë atë pasi ashtu e parashikon ligji? Përgjigjen le ta japë ku të doje, qoftë dhe në gazetën “Bulevard”. Por vetëm një gjë nuk mund ta mohojë dot: sekserët  dhe personat që ndajnë vërtetimet nuk janë të autorizuar. Aq më shumë që ata duhet të ndiqen penalisht bashkë me të. Po gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe këtë situatë e zbardhin vetë qytetarët. Ish mjeku i KEMP-it, i cili për arsye të tij nuk e paragjykojmë nuk hap as telefonin ka një muaj që është i pezulluar. Në vend të tij vjen një mjeke nga Kruja. Po çfarë thotë ligji për dosjet dhe a është e vërtetë se gjatë këtij muaji asnjë dosje nuk është  parë nga mjeku kur ajo është e re dhe duhet të plotësojë kriteret apo kur është për riciklim që duhet të shihet vetëm nga mjeku?  Sot për ta bërë më të besueshëm informacionin tonë po japim në krah të shkrimit duke ruajtur identitetin e tyre, dy letra që kanë ardhur në redaksi nga vetë qytetarët. Po nuk janë dy. Heshtin të ikuirit, po jo ata që janë gjallë. (vijon)

 

Previous articleSkandali: Krerët e partive të koaliciont i kërkojnë drejtorëve të emëruar para për nevojat e partisë. Institucionet drejt degradimit
Next articlePolitikë dhe shoqëri 300 dollarëshe