Home Opinion Ja pse gratë durrsake duhet të votojnë për PD-në më 23 qershor

Ja pse gratë durrsake duhet të votojnë për PD-në më 23 qershor

violeta nezaNga Violeta Neza / Është krejt normale që kur zgjedhjet parlamentare po trokasin, gjithsecili të fillojë e të mendojë se për do të shkojë vota e tij. Në një shoqëri ku vota sa vjen e merr më shumë dinjitet dhe vlerësim, secili është I lirë ta japë atë aty ku dëshiron, po mbi të gjitha aty ku ai e bazon atë sipas llogjikës së tij, sipas asaj që ai ka ndjerë nga një subjekt polit apo një tjetër dhe mbi të gjitha për atë mundësi dhe hapësirë që subjekti I ofron. Ofertat janë të shumta dhe pjesë e këtyre ofertave do të jenë dhe gratë. Tranzicioni ashtu siç ka qenë i gjatë në shtrirjen kohore të tij ashtu ka qenë dhe bindës se gruaja është një forcë jo vetëm votuese, po edhe pjesmarrëse në shumë reforma dhe mbi të gjitha përfaqësuese në të gjitha transformimet që kanë ndodhur në këto vite e sidomos në dy mandatet e fundit të PD-së. Ja pse unë po e them që në fillim përse vota duhet të shkojë për këtë forcë politike.

Së pari, Partia Demokratike është e vetjma parti që ka vendosur në qendër të politikave të saj çeshtjen e gruas, në mënyrë që të rritet roli i saj si brenda familjes dhe jashtë saj. Ashtu si në zgjedhjet e fundit vendore që u vu re një rritje e theksuar e numrit të grave në këshillat komunalë dhe bashkiakë, një prirje kjo që duhet pasqyruar edhe në zgjedhjet parlamentare.
Së dyti, me liberalizimin e vizave nënat shqiptare realizuan ëndrrën e kahershme për të qenë pranë fëmijeve të tyre në ditet e veçanta të jetës së tyre, pa qenë të kushtëzuara tashmë të presin të marrin një vizë tek u rreshqisnin me dhimbje lotët e shkaktuar nga plaga e emigracionit, e gruaja durrsake është ndër të parat që e ndjeu dhimbjen tek shihte fëmijet t’i largoheshin përtej detit.
Së treti, ne sapo festuam 100 vjetorin e Pavarësisë dhe Shqipëria nën qeverisjen e PD do të realizojë përpjekjen shekullore për të qënë pjesë e familjes evropiane dhe se mazhoranca qeverisëse është e angazhuar të përmbushë të gjitha reformat që janë në proçes dhe këtë të gjithë po e shohim nga dita në ditë, jo me syzet e Edi Ramës, po sytë që janë hapur përgjithmonë nga verbimi komunisto-socialist. Integrimi në BE është një proçes që ndikon shumë në të drejtat politike dhe civile të grave dhe vajzave në Shqipëri dhe fuqizon statusin ekonomik të tyre, ndaj hapat që janë marrë deri tani janë treguesi se duhet edhe ndihma jonë për të moslejuar bllokimin e këtij proçesi.
Së katërti, Partia Demokratike , si forca që qeveris vendin ka vënë në qëndër të politikave të saj, programe që nxisin fuqizimin e rolit te grave në të gjitha proceset vendimmarrëse, të cilat më parë ose nuk kanë qenë në këto nivele për të mos thënë se nuk kanë egzistuar fare përveç se si fonde që janë vjedhur dhe grabitur nga qeveritë socialiste.
Së pesti, socialistët nuk kanë hartuar asnjë strategji dhe politikë për fuqizimin e rolit të gruas, ndëkohë që në dy mandatet e qeverisë “Berisha”, është plotësuar kuadri ligjor dhe nënligjor që i njeh më shumë të drejta grave dhe vajzave, duke promovuar barazinë gjinore në shoqëri.
Sot , organizatat e grave jane aktive në të gjitha vendet e botës ato gjejnë përkrahje në organet kombëtare dhe ndërkombëtare. Gruaja është një faktor shumë i rëndësishëm në të gjitha proçeset politike në vend dhe angazhimi i saj në proçesin zgjedhor të 2013 do të rikonfirmojë një mandat të ri qeverisës për Partinë Demokratike. E gjitha kjo pasi Forumi i gruas në Partinë Demokratike është shndërruar në organizatën më të madhe politike të grave ne vend, të cilat japim padyshim kontributin e tyre në çdo fushë të jetës bazuar në një mentalitet të ri evropian dhe jo në mentalitete që e kanë përdorur atë me terma që ende përdoren sot nga socialistët vetëm për t’i marrë votën dhe më pas për t’i braktisur. Forumi i gruas në Partinë Demokratike ka lobuar në Qeveri dhe Parlament për zbatimin e kuotës së përfaqësimit të gruas dhe fuqizimin e statusit të saj edhe në shoqëri. Vota për PD e grave durrsake do ti bëjë ata nëna më të mira, profesioniste më të mira, arsimtare të përkushtuara, administrator të afta, mjeke të palodhura, politikane dhe përfaqësuesete interesave jo vetëm të tyre, pasi në thelb të programit të saj, nuk është filozofia komuniste e pinjollëve apo atyre që kujtojnë me nostalgji kohën e shkuar, po mentaliteti evropian që ka hedhur sytë drejt botës së civilizuar jo vetëm si pjesmarrëse por edhe si përfaqësuese. Ndaj është detyrë e çdo gruaje të bëhet pjesmarrëse në këtë process të madh ndryshimi.

Previous articleMagani: Forca e Teutës qëndron tek grupi
Next articleXhaxhi militanti ndërpret poemën për Klajdin dhe nis urgjentisht poemën për Mandën dhe Kristo Papasin