Home Maqedonia Ivanov : Konferenca, mundësi e mirë për Maqedoninë

Ivanov : Konferenca, mundësi e mirë për Maqedoninë

ivanovjanë edhe në interesin tonë, sepse këto janë sfidat për rajonin po edhe për situatën globale. Duke marrë pjesë në këso lloj forumesh gjithmonë theksoj atë për çfarë angazhohemi ne sepse kemi pjesëmarrje aktive me 18 rotacione në misionin ISAF në Afganistan, gjithkund ku jemi të ftuar marrim pjesë në misione paqeruajtëse dhe kontribuojmë për stabilitetin e rajonit tonë.

Këtë e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot menjëherë pas hapjes së Konferencë së 49-të të sigurisë në Munih nga ana e ministrit gjerman të Mbrojtjes Tomas de Mazire, në të cilin është shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. Paraprakisht presidenti pati takim me shefin e diplomacisë së Mbretërisë së Suedisë Karl Bild, i cili, siç theksoi është mbështetës i madh i Maqedonisë. Në takim është biseduar për atë që na pret në procesin eurointegrues, për përvojat suedeze dhe për tërë atë që mund të na ndihmojë në këtë drejtim.

“Biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohemi, por edhe për atë si duhet ta shikojmë axhendë evropiane sepse nuk dihet marrja e datës që e presim. Për këtë tërë ajo që ndodhi në Maqedoni e pengon atë që e presim ta fitojmë”, deklaroi Ivanov.

Në pyetjen e gazetarëve cila është porosia nga Bild në lidhje me ngjarjet aktuale politike në Maqedoni presidenti Ivanov theksoi se të gjithë janë mirë të informuar për atë, theksoi, KE i njofton për tërë aktivitet e ndërmarra që të gjendet mënyrë që opozita të kthehet në institucionet dhe ato të funksionojnë dhe të japin rezultate në lidhje me axhendën evropiane.

Siç është paralajmëruar, në ditën e parë të Konferencës Ivanov do të realizojë takime edhe me Lamberto Sanier sekretar i përgjithshëm i OSBE-së dhe Ivo Josipoviq president i Kroacisë dhe Miroslabv Lajçak zëvendëskryetar dhe shef i diplomacisë së Sllovakisë. Pritet sot pasdite shefi i diplomacisë së Maqedonisë Poposki të takohet me kolegun e tij bullgar Nikollaj Mladenov dhe me eurodpeutein gjerman Brend Polset.

Në Konferencën e sigurisë në Munih, presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në sesionin me temë “Siguria dhe stabiliteti në Evropën Juglindore dhe Kaukazi”, me të cilën do të kryesojë Marti Ahtisari, fitues i Çmimit Nobel për paqe dhe ish president i Republikës së Finlandës. Për nesër është paralajmëruar takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmed Davutoglu, si dhe me funksionarë të lartë të disa vendeve në të cilat do të theksohen të gjitha çështjet nga sfera e sigurisë dhe pjesëmarrja e Maqedonisë në misionet paqeruajtëse. Përndryshe, në konferencë krahas diskutimeve për temat tradicionale, siç janë arkitektura e sigurisë transatlantike dhe evropiane dhe ardhmëria e mbrojtjes evropiane, do të debatohet edhe për sajber sigurinë, ballafaqimin me krizën aktuale në Mali dhe Siri.

Në Konferencën e 49-të në Munih, marrin pjesë mbi 130 shefa të shteteve dhe qeverive dhe funksionarë të tjerë të lartë, mes të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton, nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso. Është paralajmëruar edhe protestë e mbi 5 mijë antiglobalistëve gjatë konferencës. Për sigurinë gjatë mbajtjes së saj, sipas informacioneve të fundit, janë angazhuar mbi 3.500 policë.

Previous articlePresidentja Jahjaga një kafe me futbollistin Xherdan Shaqiri
Next articleTjetër fushatë për Mirandën