Home Kronika Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën...

Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare pasi, në çantën  e tij u gjetën 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni, të cilat u sekuestruan nga policia.

Kontrollet rutinë në pikën kufitare të Kakavijës kanë nxjerrë zbuluar një 57-vjeçar, i cili kishte fshehur në çantën e tij 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të padeklaruara, të cilat kishte qëllim t’i trafikonte në Greqi.

57-vjeçari Q. H., banues në Tiranë, u kap në kufi me shtetin Grek, në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj ku do të trafikonte dhe kartëmonedhat dhe monedhat, e padeklaruara në rrugë ligjore.

57-vjeçarin është vënë nën hetim pasi mbi të rëndon vepra penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Previous articleArrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur
Next articlePD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të humbur