Home Bota Ishte raportuar e humbur, 5-vjeçarja gjendet e vdekur në park

Ishte raportuar e humbur, 5-vjeçarja gjendet e vdekur në park

Gjermania është tronditur mbrëmjen e kaluar, pasi një vajzë e mitur 5-vjeçare u gjet e pajetë në një park, në rrethinat e Berlinit.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët, ndërsa sipas autoriteteve ajo ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia kishte filluar kërkimet për gjetjen e saj.

Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuarin e krimit. Ndërkohë që vijon mbledhja e kamerave të sigurisë përkrah parkut Pankow për të siguruar më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Previous articleRama takim me drejtuesin e kompanisë teknologjisë së lartë në Japoni: Objektiv të hapen 1 mijë vende të reja pune në Shqipëri
Next articleI gjallë apo i vdekur? Artan Hoxha një tjetër mesazh për “fatin” e Vis Martinajt