Një turiste polake ka ndërruar jetë në Durrës, pasi ka rënë nga pallati ku ishte akomoduar për pushime. Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale.
55-vjeçarja B.V ra nga kati i gjashtë i një hoteli që ndodhet në lagjen nr.13 në Durrës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.