Home Politike Ish-ministri i Jashtëm, tregon çfarë parashikohet pas 25 prillit

Ish-ministri i Jashtëm, tregon çfarë parashikohet pas 25 prillit

Në Shqipëri vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe ashtu si partitë e mëdha, edhe të voglat pritet të gjejnë rrugën për të garuar në përballjen elektorale të 25 prillit. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha se e ka nisur organizimin për zgjedhjet, por nuk e ka marrë ende vendimin se më kë do të bëjë koalicion

“Jemi shumë larg, jemi aq larg sa në mendjet e evropianëve ne nuk konsiderohemi si vend serioz. Ne jemi në prapavijën e Evropës dhe unë kamë frikë se ne do të jemi për një kohë relativisht për një kohë ta gjatë atje, sepse ne me duart tona ia kemi bërë të keqen vete tonë, dhe kur flas me duart tona, kam parasysh të gjithë klasën politike që është alternuar nga 1991 deri sot, dhe të gjithë kanë përgjegjësi për këtë dhe këtë e them si ish-ministër i Jashtëm dhe njeriut që është marrë me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Shqipëri duhet të ishte anëtarësuar në 2004 së bashku me grupin vendeve që u anëtarësuan. Shqipëria ka humbur 16 vjet  që duhet të ishte në BE, ka humbur 14 vjet. Shqiptarët pse duan të besojnë partitë që e kanë qeverisur Shqipërinë”, tha Paskal Milo.

Në fund kreu i PDS-së tha se fushata elektorale e 2021 pritet të jetë e ashpër dhe tepër e egër.

“Shumë e ashpër, shumë e egër. Shqiptarët nuk do t’i durojnë, do të jenë në shumicë indiferentë, me përjashtim të grupeve militante partiake. Shqiptarët janë të interesuar të dinë se kush do qeveris pas 25 prillit, dhe vota e shqiptarëve nuk ka qenë votë për alternative, por më shumë ka qene votë pakënaqësie ndaj qeverisjes”, shtoi Milo.

SOURCEbulevard news
Previous articleMuzeu Arkeologjik në Durrës, në proces restaurimi objekte nga koleksioni muzeal
Next articleBrexit: Po të mos ketë marrëveshje, do të tronditet e gjithë Evropa