Home Politike Ish-deputeti shpërthen ndaj Yuri Kim: Shkoi të hante reçel fiku në Palasë,...

Ish-deputeti shpërthen ndaj Yuri Kim: Shkoi të hante reçel fiku në Palasë, për McGonigal hesht

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kim po hesht për çështjen e McGonigal ndërsa më parë reagonte dhe për çështjet më të vogla. Ndër të tjera ai shtoi se për këtë çështje të gjithë shqiptarët duhet të ngriheshin në këmbë pa pasur nevojë që të thirren nga opozita.

“Siç hesht Yuri Kim. E keni dëgjuar Kim të flasë për McGonigal? Shkoi provoi reçel në Palasë, shkoi të takoi të përndjekurit politikë, u tha shqiptarëve hani bar, ka takuar disa herë komunistin Ben Krajën deri sa u hoq dhe katër herë Dumanin, kjo shkon te çdo kryetar fshati dhe për një çështje që është rasti i parë në historinë e FBI-së. Populli duhet të çohet në këmbë pa e thirrur PD-ja. Në 33 vjet pluralizëm nuk ka rast më të rëndë, ku ky ka kërkuar të instalojë një neokomonizëm nëpërmjet parave të taksave shqiptare”- tha ai.

Previous articlePër të humbur peshë, duhet të flini më shumë! Këto janë mënyra të papritura për të humbur peshë
Next articleFenomeni që shkakton 10,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë