Zoti Myshketa të mërkurën në selinë e PD-së Durrësit ka mbërritur kryetari aktual i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ku është zhvilluar dhe një takim me strukturat, çfarë mund të na thoni për këtë takim?
Fokusi i takimit të kryesisë së PD, degës Durrës me praninë e z. Alibeaj, ishte në prag të organizimit dhe maximizimit të votës për zgjedhjet lokale qe po na trokasin me 14 maj. Gjithashtu dhe situata e ligjshmërisë së PD, e cila tashmë është qartësuar dhe nuk përben me shqetësim për të humbur kohë. U disktua dalja me koalicon të partive të qendres së djathtë kryesuar nga PD si partia më e madhe opozitare, detyrimi i daljes me një kanditat të përbashkët nga të dy grupimet e PD që përbejnë atë si një të tërë dhe konkretisht mbështetjen pa kushte të z. Igli Cara si kandidati më i mirë pavarësisht se i dalë nga procesi i primareve organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, anëtarë të tij janë të Partisë Demokratike. Gjithashtu dhe përgatitja e një liste dinjitoze me njerëz të ndershëm, përfaqësues, figura të pastra të Këshillit Bashkiak, nga anëtarët më të mirë të PD Dega Durrës, profesionite të qytetit dhe shoqëria civile.
Nga zoti Alibeaj u bë thirrje për të superuar debatet e deritasnishme drejt bashkimit në zgjedhjet vendore, çfarë mund të na thoni për këtë?
Thirrja e Z. Alibeaj është një thirrje e sinqertë për bashkim dhe maximizim energjish të anëtarëve të Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në mbështetje për të ofruar nga kjo forcë politike alternativën më të mirë të mundshme të qeverisjes së qytetit me një kandidat të vetëm pra z. Cara, si mundësia e vetme për të fituar Bashkinë e munguar prej tashmë mëse dy dekadash. Thirrja e z. Alibeaj përkon dhe me qëndrimin tim që në krye të herës së marrjes së përgjegjësisë së detyrës së kryetarit të komanduar të degës së Durrësit, që dalja me dy kandidatë fraksionin votat brenda së njejtës forcë politike dhe kjo nuk i shërben qytetarëve por është një dhuratë e pamerituar për Partinë e Rilindjes pasi as socialiste nuk mund ta quaj. Dhe më duhet të shtoj që Partia Demokratike sëbashku me lidershipin e saj dhe anëtarësinë e saj duhet të ngrihet mbi emra të pervetshëm pasi ajo është përtej tyre dhe ka detyrimin që të gjej gjuhën e bashkëpunimit për të shkuar e bashkuar në betejën elektorale që na pret. Politika pikërisht për këtë duhet të shërbejë, të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të jetë pikë referimi e ndershmërise, duke respektuar prioritetet në bazë meritokracie dhe bazuar në filozofinë e një force të djathtë siç është dhe Partia Demokratike.
Si e gjykoni ju personalisht qëndrimin e grupimit të Rithemelimit, i cili po vijon të refuzojë të bashkohet me ju?
Refuzimi ne politikë dhe jo vetëm duhet të jetë i fortë dhe i qëndrueshem vetëm kundër paligjshmërisë dhe sjelljeve dhe aksioneve qofshin këto politike dhe më gjerë që janë në dëm të komunitetit lokal dhe kombëtar. Grupi i rithemelimit ose më saktë pjesa tjetër e Partise Demokratike është e përberë me njerëz dinjitoz dhe politikan me eksperiencë të cilët uroj dhe do angazhohem fort për aq sa kam tagër politik dhe mbi te gjitha si qytetar që të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe ky është mision për qytetarët e Durrësit, demokratët dhe mbarë vendin. Jam shumë optimist dhe dua ta shoh keshtu pasi besoj që politika nuk duhet të jetë shteruese por bashkëpunuese.
Motorët e fushatës janë ndezur tashmë, dhe në Durrës ju dini dhe cili do të jetë kandidati kundërshtar, çfarë plani kanë strukturat e PD-së së Durrësit?
Strukturat e PD në radhë të parë duhet të sinergjojnë energjitë e tyre dhe të bejnë me të mirën e mundëshme për t’u përballur në fushatë me kundërshtarin tonë politik, në menyrë qytetare, të ndershme, dinjitoze e të drejte sipas të gjitha rregullave të mirëpërcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket fushatës elektorale që na troket. Vetëm në këtë mënyrë me impenjim maksimal do mund të ngremë frymën e munguar për t’u bërë bashkë me qytetarët dhe për t’i ofruar qytetit alternativën më të mirë të mudshme e të munguar gjithë këto vite.
Së fundmi, mund të na thoni ju lutem, sipas gjykimit tuaj si do të jetë ecuria e partisë më të madhe opozitare në vend, nisur nga fakti që nga grupimi tjetër retorikat janë vazhdimisht refuzuese?
Qasja dhe besimi im është dhe do të jetë përherë në koherencë me atë që unë besoj fort, se pa këtë motivim nuk mund të shkohet përpara. Pra, gjetja e gjuhës bashkëpunuese brenda llojit, brenda filozofise se te djathtes, ku secili prej nesh duhet të sakrifikojë diçka nga ego personale, për të qenë të bashkuar dhe me në kandidat në këto zgjedhje, besoj shumë qe me vullnet te mire, arsyetim politik te shendetshem, njerez te ndershem e dinjitoz qe Partise Demokratike ne teresine e saj nuk i mungojne do arihet zgjedhja me e mire per forcen politike qe perfaqesoj.