Home Politike Inceneratorët/ Tabaku: Arrestimet duhet të ishin bërë 7 muaj më parë! SPAK...

Inceneratorët/ Tabaku: Arrestimet duhet të ishin bërë 7 muaj më parë! SPAK të shkojë te pushteti

Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 deputetja Jorida Tabaku, foli për inceneratorët, Portin e Durrësit duke u ndalur edhe tek protesta dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

Tabaku tha se SPAK duhet të godasë pushtetin, dhe se provat sipas saj janë.

“Ato që ne sot dëgjojmë publikisht dhe arrestime e fakte që bëhen publike nuk janë e re. Komisioni Hetimor i ka ndjekur. Arrestimet e fundit, mund të ishin bërë edhe 7 muaj më parë. Lidhja dhe influenca tek personat private ka qenë evidente, thjesht sot po evidentohen publikisht dhe ndoshta SPAK ka arritur të dokumentojë një lidhje më të re. Udhëtimet janë jo vetëm të Alqi Bllakos, por edhe të Ahmetajt dhe Gjiknurit. Pra të vazhdojë edhe tek personat me pushtet. Si kanë përfituar.

Në Komisionin Hetimor u denoncuar fakti se janë 800 mln bileta udhëtime në kohë krize në kohë Covid-i. këtë të hetojë SPAK. Duhet sikur afera e inceneratorëve po nxjerr në dritë skandale, por SPAK e ka informacionin. Të ekspozohen faktet ashtu si ne i kemi dorëzuar, janë 11 padi të plotë, gjykoj që informacioni është atje. I kërkoj SPAK të mos trajtohet të ndara, por më vete sepse janë të njëjtët individë. I kam kërkuar që të tria çështjet bashkë sepse paratë për Elbasanin janë përdorur për Fierin dhe Elbasanin. Pashë një dhomë plot me dosje që po analizohen. hetimi i kësaj aferë kërkohet dhe nuk ka pasur përfaqësues të kompanive ku thonë nuk dinë ku kanë shkuar 20 mln dollarë. SPAK të tregojë guxim të shkojë tek pushteti. Sot pushteti duhet të preket”, tha Tabaku.

Denoncime edhe nga Partia e Lirisë?

Tabaku: Në vitin 2016 e kam denoncuar këtë aferë dhe sulmet i kam përballur e vetme. Nuk jam stepur edhe pse kisha informacion të jashtëm dhe jo të brendshëm. Një grup Informacioni është dërguar edhe për pagesa nga partia e Lirisë dhe kjo do ta ndihmojë SPAK për të mbledhur më shumë informacion. Komisioni Hetimor i ka ndihmuar…/BW

Previous articleVIDEO/ “Zbrit, dil jashtë!” Bonucci nxjerr nga autobusi tifozen, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes me Shqipërinë
Next articleKur liriku Ali Asllani “erdhi” në Athinë