Home Maqedonia Inatet politike lënë pa ujë Kumanovën

Inatet politike lënë pa ujë Kumanovën

largea_pauje1367307061Prej 5 ditësh, pjesët më të larta të Kumanovës nuk kanë ujë, ndërsa nga fundjavë kriza ndihet edhe në Qendër. Qytetarët janë viktima të lojërave politike mes NP “Ujësjellës”, nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale, dhe Ekonomisë së Ujërave-Fusha e Kumanovës-Likovë, në kompetencë të Qeverisë. “Ekonomia e ujërave” e ka zvogëluar furnizimin e ujit nga 380 litra të domosdoshme në sekondë në 150 litra për shkak të faturave të papaguara të “Ujësjellësit”.

“Këto metoda e lodhin qytetarin e Kumanovës pasi në këto ditë të rëndësishme, festa, moti i nxehtë, lufta psikologjike me qytetarët nuk i shërben asnjë politike. Unë po tentoj që gjatë ditëve të kaluara, edhe sot, të bëj gjithçka që kjo punë të stabilizohet, mirëpo kjo doemos duhet të shkojë në mënyrë institucionale. Sot do të lëshojë edhe kallëzime penale kundër kryerësve të këtij akti dhe si rezultat, më tutje do të jetë në duart e organeve që janë kompetente për këtë”, tha Zoran Damjanovski, kryetar i Kumanovës.

Kryetari i Kumanovës tha se do të kërkojë nga Ministria së Ambientit Jetësor, miratimin e listës së tarifave me të cilat do të përcaktohet çmimi i unifikuar për ujë, pasi rregullorja e deritanishme i lejon Ekonomisë së Ujërave që ta caktojë vetë këtë çmim. Në Kumanovë, gjatë periudhës prej dy vite e gjysmë, çmimi i ujit të papërpunuar është rritur për dy herë e gjysmë, për shkak të së cilës grumbullohet edhe borxhi i Ujësjellësit ndaj Ekonomisë së Ujërave. Qytetarët janë të revoltuar për shkak se nuk kanë ujë dhe kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejtë.

“Nuk mund t’ia dalim dot, kemi vështirësi, nuk ka ujë për larje, për asgjë…shkojmë nëpër fqinj për të marrë…”

“Mbledhim më shumë shishe, i mbushim kur do të kemi ujë dhe ashtu… Faji mendoj se është te komuna për shkak se ka probleme ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së dhe ka probleme me digën në Likovë”.

Sot u takuan drejtorët e Ekonomisë së Ujërave Filip Filipovski dhe Ujësjellësit Viktor Bozhinovski, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Drejtori i ndërmarrjes qeveritare Ekonomia e Ujërave na tha se nuk do të tolerojnë borxhet e Ujësjellësit komunal dhe se kjo çështje doemos duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.

Previous articleDinjiteti kërkon referendum kundër ish UÇK-së
Next articleKur patriotizmin nuk e mban administrata e doganierit