Home Slideri Ina Rama hedh poshtë si shpifje deklarimet e PD-së për një kandidm...

Ina Rama hedh poshtë si shpifje deklarimet e PD-së për një kandidm të saj nën siglën e PS-së

ALBANIA-LAW-CRIME-ATTORNEY-RAMAIsh- kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se Partia Demokratike po shpif kur deklaron se ajo do të jetë kandidate e PS për deputete. Ajo shton se qëllimi i saj është që të kthehet në postin e gjykatëses pranë Gjykatës së Apelit. Ina Rama thotë se i ka bërë kërkesë presidentit Nishani dhe është në pritje të përgjigjes. “Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në mesin e muajit janar, kam paraqitur zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë për t’i propozuar Presidentit të Republikës emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës, Z. Bujar Nishani. Kjo kërkesë është mbështetur në garancitë që jep neni 7 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, për Prokurorin e Përgjithshëm që mbaron mandatin e tij kushtetues dhe në faktin që para kësaj detyre, kam ushtruar funksionet e gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Neni 7/1.3 i ligjit parashikon se “Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.” Përtej të drejtave që jep ligji i mësipërm, kjo kërkesë mbështetet në vullnetin tim për të vazhduar dhe ndjekur profesionin tim, brenda sistemit gjyqësor, pjesë përbërëse e të cilit kam qenë që nga fillesa e karrierës time. Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për tu përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë. Për më tepër mbetem në pritje që Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ta trajtojnë këtë çështje dhe të marrin një vendim lidhur me kërkesën që kam paraqitur,” thotë Ina Rama në deklaratën për shtyp.

Previous articleRama prezanton ish kreun e KQZ-së Ilirian Celibashin deputet në qarkun e Fierit
Next articleCheryl Cole “humb” , një performancë e nxehtë para publikut