Home Politike Ilir Meta: Pa shqiptarët e Anglisë, plazhet edhe më të zbrazura

Ilir Meta: Pa shqiptarët e Anglisë, plazhet edhe më të zbrazura

Në skenën e politikës shqiptare është ngjitur një tjetër debat mes Kryeministrit Rama dhe ish Presidentit Meta, tashmë për turizmin. Në shifrat e publikuara nga kryeministri në 7 muajt e fundit, nga Britania kanë ardhur në Shqipëri 90 mijë vizitorë britanikë teksa I ka shpërndarë edhe një artikull të  “The Times’ kushtuar turizmit në Shqipëri.

“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte. E mirënjohura britanike “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi “, shkruan Rama.

Sa i takon shkrimit të medias britanike, ajo përshkruan siluetat e një turizmit të promovuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa e përshkruan si një nga bukuritë e fundit të pazbuluara në Europë. “The Time”, sqaron se në “Tik Tok” videot që lidhen me Ksamilin dhe rivierën shqiptare kanë rekord shikueshmërie.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që ka postuar foto me shqiptarë të ardhur nga Britania në plazhet bosh, duke shënjestruar qeverinë.

“Plazhet tona, pa shqiptarët e Britanisë dhe emigracionin do ishin edhe më të zbrazëta dhe të ardhurat për turizmin më të ulta. Ndaj mirënjohje të gjithë atyre që nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu. Koha për të bërë më shumë për zhvillimin e turizmit” thotë Meta.

Pas reagimit të Metës, Kryeministri Rama publikoi foto nga Vlora dhe shkuran se: Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës