Home Politike Ilir Meta: Nuk po luftoj për pushtet, por për dinjitetin e shqiptarëve

Ilir Meta: Nuk po luftoj për pushtet, por për dinjitetin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një pjesë nga fjala e tij një ditë më parë me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë.

Meta shprehet se në këtë betejë, PL nuk është vetëm për çështje pushteti por për një ndryshim në themel.

“Jemi për një mision. Nuk jemi thirrje për një rrotacion. Nuk jemi thjesht për ndarje pushteti. Jemi për një ndryshim me themel. Jemi për të vendosur dinjitetin dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë.

Beteja jonë nuk çështje pushteti. Beteja jonë është për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë, që është vënë seriozisht në pikëpyetje nga një grupim aventurierësh që synojnë shtypjen, varfërimin dhe largimin e shqiptarëve”, thotë Meta.

Previous articleEksperti i sigurisë zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e kokainës në Fier: Skema që përdorën…
Next articleShqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet