Home Politike Ikën kriza energjetike, KESH fiton 12 mln euro në janar

Ikën kriza energjetike, KESH fiton 12 mln euro në janar

Hidrocentralet e Drinit po prodhojnë energji elektrike që nga mesi i muajit nëntor, jo vetëm për të furnizuar vendin, por edhe për tregun e eksportit. Reshjet e javës së fundit përforcojnë më shumë pozitat e Korporatës Elektro-Energjetike, e cila ka arkëtuar këtë janar, 12 mln euro.

Në tre ankandet e hapur nga data 16 deri në 29 janar, KESH ka shitur, 98 mijë megavat me çmim nga 70 deri në 160 euro.

Brenda këtij çmimi ka operuar edhe bursa e Hungarisë, bursë e cila shërben si referencë për tregtimin e energjisë në rajon.

Me të ardhurat në dispozicion nga shitjet dhe grantet e Bashkimit Europian, vendi ynë është në një situatë të favorshme për të zbutur krizën që na shoqëroi gjatë vitit 2022, me çmimet e larta të importit dhe thatësirën e zgjatur të verës.

Po ashtu, investimet e reja për panele diellore dhe futja në punë e TEC-eve të lundrueshme të Vlorës japin më shumë siguri për sektorin e energjisë elektrike.

Previous articleSituata me Covid-19 në vend/ Asnjë humbje jete dhe 12 infektime të reja në 24 orët e fundit
Next article796 mijë makina në qarkullim, më pak blerje se vitet e kaluara