Në një intervistë ndryshe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në emisionin ‘7 pa 5’ mbi pasionet, fëmijërinë e tij dhe karriera në politikë.
Nga liqeni Artificial, i veshur me kostum sportiv, Meta tregoi detaje të pathëna nga jeta e tij dhe pasionin për sportin.
Meta tregoi ndër të tjera se si bashkë me shokët e fëmijërisë shkonin fshehurazi në liqenin artificial për të kaluar kohën pas mësimit dhe pas stërvitjes. “Çunat dilnin pa leje. Kur vija me çunat e lagjes time këtu, më vodhën dhe këmishën. Dhe u zbulova nga prindërit e mi. Se unë iu thoja që po iki në Pallatin e Pionerit. Por u zbulova se isha te liqeni”, tha Meta.